Si te përgatisim gliko

Si te përgatisim gliko

Orange-Peel-Sweet-Preserve-1024x765.jpg

5 kokrra portokall

1 kg sheqer

500 ml ujë

1 kokërr limon

Mënyra si te përgatisim gliko, te cilat mundë te përgatiten me fruta te ndryshme por ne kete rastë kemi zgjedhur gliko portokalli.Qërojmë mirë portokallet, duke u pastruar edhe pjesën e bardhë që mbetet dhe më pas i presim në feta të holla.

Fusim portokallet në ujë dhe i vendosim të ziejnë.

Pasi uji arrin pikën e vlimit dhe portokallet kan arritur proçesin e tyre termik, i nxirrjerrim dhe i vendosim në një enë me ujë të ftohtë.

Pasi portokallet te ftohen, në një enë tjetër hidhim 150 ml ujë dhe i shtojme 300 gram sheqer.

Pasi bëjmë bashkimin e këtyre përbërësve, i vendosim në zjarr të lehtë deri sa të fillojë të trashet pak lëngu.

Pas këtij procesi, hidhim portokallet dhe i lëmë në zjarr të ulët për 10 minuta.

Pas 10 minutave e heqim enën nga zjarri.

E Lëmë për 30 minuta deri sa masa që ndodhet në enë të ftohet plotësisht.

Më pas e vendosim enën sërish në zjarr të ulët për 10 minuta të tjera dhe e hiqim sërish e Lëmë të ftohet.

Këtë proces e bëjmë 3-4 herë, deri sa lëngu i glikosë të jetë i trashë.

Pas përfundimit të gatimit, shërbejmë glikonë ose e vendosim ne vazo qelqi te mir izoluar edhe e shërbejmë Kur te dëshirojmë .

Advertisement

Advertisement

Newsletter

Regjistrohu për të marrë me email recetat e reja.