Si te pergatisim turshi

Si te pergatisim turshi

spca.jpg

10 kg speca

2L ujë

0.5 L vaj

0.5 L uthull

300 gr krip

1 filgjan kafeje sheqer

10 thelba hudhër

10 karota

2 tufa majdanoz

Menyra si te pergatisim turshi, te cilat munde te pergatiten me zarzavate te ndryshme po ne kete rast kemi zgjedhur speca turshi me vaj, uthull dhe hurdher.Specat i pastrojmë, i mbushim me nga një lugë çaji krip, i radhisim në tepsi dhe i fusim në furrë të nxehtë 10 – 15 min. Pastaj i nxjerim nga furra , i derdhim nga tepsia në enë të thellë, i shtypim me pjatë dhe e mbyllim enën me kapak. Ky veprim përseritet deri sa i vendosim të gjithë specat në enën perkatëse. Pastaj në një tenxhere i vlojmë 2 litra ujë, kripën ,vajin, uthullën dhe sheqerin, kështu që lëngun ta kemi të gatshëm për specat.

Specat i nxjerim nga ena e thellë dhe i vendosim në kavanozë të sterilizuar duke i shtuar karrota të grira, disa thelba hudhër dhe majdanoz. Kohë pas kohe ua hedhim nga një filxhan nga lengu i vluar. Kavanozët e mbushur me speca, i mbyllim mirë me kapakë, i mbulojmë me mbulesë të ngrohtë dhe ashtu të mbyllura i lëmë për 24 orë ose me shume.

 

Advertisement

Advertisement

Newsletter

Regjistrohu për të marrë me email recetat e reja.