Java e Kuzhinës Italiane në Botë Shqipëri, 14-20 nëntor 2022

Evente 1522 Përditësimi i fundit: Nov 14, 2022 Krijuar: Nov 14, 2022
Java e Kuzhinës Italiane në Botë Shqipëri, 14-20 nëntor 2022
  • Serviret për (persona): -
  • Koha e pregatitjes: -
  • Koha e gatimit: -
  • Kalori: -
  • Vështirësia: E lehtë
Printo

Java e Kuzhinës Italiane në Botë, Shqipëri, 14-20 nëntor 2022.

Ambasada Italiane në Tiranë, në bashkëpunim me Italian Trade Agency (ITA),
Institutin Italian të Kulturës dhe Konsullatën e Përgjithshme në Vlorë, kanë
kënaqësinë të lançojnë edicionin e VII të Javës së Kuzhinës Italiane në
Shqipëri, që do të mbahet nga 14 deri më 20 nëntor 2022. Fushata vjetore ka për
qëllim promovimin e traditave kulinare italiane në botë. Sektori agroushqimor i cili
ka qenë gjithmonë një nga pikat e forta të Italisë, është padyshim një nga sektorët
nga ku mund të rifillohet pas pandemisë, duke promovuar përsosmëritë e vendit
dhe duke vlerësuar produktet Made in Italy si sinonim i cilësisë e sigurisë.

Gjallëri, qëndrueshmëri dhe risi: përbërësit e kuzhinës italiane për
shëndetin e njerëzve dhe mbrojtjen e Planetit, kjo është tema për vitin 2022.
Shqipëria do të marrë pjesë në Javën e Kuzhinës Italiane me nisma kushtuar
thellimit të koncepteve të qëndrueshmërisë, cilësisë, teknologjive dhe inovacionit,
gjithmonë duke respektuar traditën dhe identitetin e territorit.

Në kuadër të këtij projekti, ITA do të organizojë një Masterclass mbi Mixology
më datë 14 nëntor në Tiranë, drejtuar kryesisht importuesve dhe operatorëve të
sektorit ho.re.ca, me qëllim thellimin e njohurive mbi Made in Italy dhe Italian
Lifestyle, për të promovuar kulturën italiane të aperitivit ndaj konsumatorit final.

Përgjatë kësaj jave do të organizohet dhe Aperitivo in Jazz. Bëhet fjalë për një
vitrinë të jashtëzakonshme për promovimin e stilit të jetesës, kulturës dhe
ekselencës italiane, ku lokalet e Tiranës, konkretisht Arena, Destil dhe Izzy Living,
do të propozojnë një menu tipike italiane, me degustime të aperitivëve të ndryshëm
Made in Italy, me shoqërim muzikor nga grupi italian No Trio For Cats.

Për më shumë informacione mund të vizitoni rrjetet tona sociale:
Facebook: https://www.facebook.com/iceagenziaalbania/
Twitter: https://twitter.com/itatirana

Përbërësit

Udhëzimet

  1. Facebook: https://www.facebook.com/iceagenziaalbania/
  2. Twitter: https://twitter.com/itatirana

Facebook:
https://www.facebook.com/iceagenziaalbania/
Twitter: https://twitter.com/itatirana

Përbërësit

Udhëzimet

  1. Facebook: https://www.facebook.com/iceagenziaalbania/
  2. Twitter: https://twitter.com/itatirana

Receta të tjera interesante

Advertisement

Na ndiqni

Newsletter

Regjistrohu për të marrë me email recetat e reja.