Si te pergatisim salcen beshamel

Si te pergatisim salcen beshamel

77777777.jpg

1 litër qumësht

100 gr gjalpë

100 gr miell

pak kripë,pak arrë moska.

Ne nje tenxhere hedhim gjalpin, e vëmë në zjarr dhe e lëmë të shkrijë, më pas hedhim miellin me sitë, e trazojmë me kujdes në mënyrë që të mos krijohen kokërrza. E lëmë në zjarr derisa mielli të marrë një ngjyrë lajthie të hapur. Pastaj e heqim nga zjarri dhe i hedhim qumështin e vakët, e trazojmë fort dhe e vëmë përsëri tenxheren në zjarr të ulët. Duhet të kemi kujdes që mos të ngjitet ne fund, duhet ta trazojmë shpesh. E lëmë në zjarr përreth 15-20 minuta, derisa të shohim që salca është trashur. Salca beshamel është gati dhe mund ta përdorim për të gjitha recetat tona.

Advertisement

Advertisement

Newsletter

Regjistrohu për të marrë me email recetat e reja.