Fërgesë me bizele dhe vezë

Vegjetariane 1152 Përditësimi i fundit: Jul 05, 2020 Krijuar: Jul 05, 2020
Fërgesë me bizele dhe vezë
  • Serviret për (persona): -
  • Koha e pregatitjes: 10min
  • Koha e gatimit: 20min
  • Kalori: -
  • Vështirësia: E lehtë
Printo

Duke qenë se temperaturat e larta të heqin dëshirën për të ndenjur mbi sobë me orë të tëra, të gjithë kërkojmë receta sa më të thjeshta,e tillë është edhe fërgesa me bizele .

Përbërësit

Udhëzimet

  1. Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete,një tigan hidhni pak vaj ulliri dhe hurdhrën e shtypur.
  2. Pasi hurdhra të jetë skuqur lehtë shtoni salcën e domates, të cilën mund ta keni përgatitur edhe vetë.
  3. Ajo që duhet të siguroheni është që të përdorni salcën në formën e pastës, pra të njëtrajtshme, jo atë me copa domatesh.
  4. Mos u shqetësoni nëse keni shumë lëng domateje pasi do të duhet për përgatitjen e bizeleve.
  5. Hidhni salcës erëzat tuaja të preferuara për t’i dhënë shije gjithashtu edhe kripë.
  6. Tani është momenti që të shtoni bizelet e qëruara. Për këtë recetë mund të përdorni si bizelet e frigoriferit por edhe ato të freskëta.
  7. Pasi të keni shtuar bizelet, mbulojeni tiganin me një kapak dhe lërini bizelet të ziejnë me lëngun e domateve për 15 minuta.
  8. Më pas provoni një nga bizelet dhe shikoni nëse është gatuar, nëse e shikoni që ka mbetur pak e fortë mund të shtoni pak ujë.
  9. Me një lugë krijoni disa gropëza mes bizeleve dhe aty thyeni vezët.
  10. Spërkatini në sipërfaqe me pak kripë dhe rigon për t’u dhënë shije.
  11. Mbulojeni përsëri tiganin me kapak dhe lërini vezët të piqen për 3-5 minuta në varësi të preferencës suaj.
  12. Nëse i preferoni vezët e ujshme 3 minuta mjaftojnë, nëse i dëshironi më shumë të pjekura duhet t’i lini pak më gjatë.
  13. Pasi të keni përfunduar me përgatitjen e tyre, lërini pak të mpikset më mirë fërgesa dhe shërbejeni.
  14. Mund ta shoqëroni me sallatë, tarator të freskët apo me gjizë me hudhra dhe vaj.
  15. Ju bëftë mir!

Receta të tjera interesante

Newsletter

Regjistrohu për të marrë me email recetat e reja.