Pilaf me kërpudha

Vegjetariane 2189 Përditësimi i fundit: Apr 18, 2020 Krijuar: Mar 20, 2020
Pilaf me kërpudha
  • Serviret për (persona): 6 Persona
  • Koha e pregatitjes: 15min
  • Koha e gatimit: 30min
  • Kalori: -
  • Vështirësia: Mesatare
Printo

Orizi me kërpudha (rizoto me kerpudha) është një pjatë shumë e mirë dhe e përshtatshme
për të gjithë, sidomos për ata persona që kanë probleme të tolerancës ushqimore siç janë
personat çeliak të cilët alergjia kryesore u vjen nga mielli i grurit. Kjo pjatë rizoto me
kerpudha është e shpejtë, e thjeshtë e me një rezultat vërtet të kënaqshëm.

Përbërësit

Udhëzimet

  1. Pastrojmë mirë kërpudhat duke i hequr cipën që kanë mbi kokë, i heqim fundin e bishtit (i lajmë vetëm n.q.s. janë shumë të ndotura).
  2. I presim hollë.
  3. Ndërkohë nxehim ujin.
  4. Presim hudhrën dhe e skuqim në një tigan me vaj, shtojmë kërpudhat dhe vazhdojmë perzierjen.
  5. Pasi t’i heqim nga zjarri shtojmë kripën dhe majdanozin.
  6. Skuqim orizin në gjalpin e nxehur më përpara dhe pasi orizi të ketë thithur të gjithë yndyrën, shtojmë ujin duke e përzier pak e nga pak.
  7. Pa përfunduar zierja, pas rreth 15 min., shtojmë gjysmën e kërpudhave dhe vazhdojmë zierjen e plotë.
  8. Kur orizi të jetë zier plotësisht dhe të jetë fryrë, pas rreth 25 min., i shtojmë edhe pak gjalpë për ta bërë më të shndritshëm, rregullojmë sasinë e kripës.
  9. Pasi ta kemi hedhur në pjata shtojmë edhe pjesën tjetër të kërpudhave.
  10. E shërbejmë të nxehtë dhe me djathë të grirë kaçkavall.

Receta të tjera interesante

Newsletter

Regjistrohu për të marrë me email recetat e reja.