Pancake

Ëmbelsira 1357 Përditësimi i fundit: Apr 18, 2020 Krijuar: Apr 01, 2020
Pancake
  • Serviret për (persona): 4 Persona
  • Koha e pregatitjes: 15min
  • Koha e gatimit: 20min
  • Kalori: -
  • Vështirësia: E lehtë
Printo

Pancake janë një tip petullash me origjinë amerikane. Këto petulla janë një si tip mini krep,
por më të trasha dhe më të vogla.Jane shume te thjeshta per tu pergatitur.

Përbërësit

Udhëzimet

  1. Për të përgatitur këto pancakes në një enë qelqi thyejmë vezët dhe i bashkojmë me sheqerin.
  2. I rrahim mirë e më pas shtojmë qumështin ngadalë, pak nga pak.
  3. I trazojmë mirë derisa të kemi një masë homogjene. Pasi kemi shkrirë gjalpin e bashkojmë me masën e përgatitur duke e trazuar mirë.
  4. Në një enë tjetër hedhim miellin e situr, majanë dhe pak kripë. I përziejmë mirë së bashku.
  5. Më pas i bashkojmë të dyja masat e përgatitura. I trazojmë mirë në mënyrë që të kemi një masë homogjene. Brumi për pancake është gati.
  6. Marrim një tigan që nuk ngjit dhe e lyejmë me pak gjalpë me ndihmën e një pecete.
  7. E vendosim në zjarr të nxehet dhe më pas hedhim në mes të tij një garuzhde me masën e përgatitur. Zjarri s'duhet të jetë shumë i fortë.
  8. Kur në sipërfaqe të fillojnë disa bulëza, kthejmë petullën nga ana tjetër.
  9. Kur të jenë pjekur të gjitha pancakes, i vendosim mbi njëra-tjetrën dhe i hedhim sipër shurupin ose kremin që na pelqen por mund ti shoqërojmë me mjaltë,reçelra të ndryshëm ose çokokrem.

Receta të tjera interesante

Newsletter

Regjistrohu për të marrë me email recetat e reja.