Tullumba

Ëmbelsira 2509 Përditësimi i fundit: Apr 18, 2020 Krijuar: Apr 16, 2020
Tullumba
  • Serviret për (persona): 6 Persona
  • Koha e pregatitjes: 30min
  • Koha e gatimit: 20min
  • Kalori: -
  • Vështirësia: E lehtë
Printo

Tullumbat janë një nga ëmbëlsirat më të dashura.Skuqen direkt në vaj të nxehtë e më pas
futen në shurup sheqeri. Janë vërtet të shijshme e miqtë tuaj do të mbeten të kënaqur nga ky gatim.

Përbërësit

Udhëzimet

  1. Hedhim në një tenxhere ujin, kripën, sheqerin, gjalpin e prerë në kube të vegjël që të shkrijë sa më shpejte. Kështu i copëtuar nuk ndryshon masën e ujit duke vluar shumë. I përziejmë mirë dhe i ngrohim deri sa të llojë të vlojë. E heqim nga zjarri dhe hedhim miellin e situr dhe e përziejmë shpejt me një lugë druri.
  2. E vendosim në zjarr të ulët duke e përzier gjithmonë derisa të shohim që masa të shkëputet lehtë nga anët e enës dhe të formoj një masë si top. Më pas masën e përgatitur e hedhim në një enë qelqi e lemë të ftohet. Mund ta vendosim poshtë një ene me ujë të ohtë ose akull për të përshpejtuar ftohjen.Pasi të jetë ftohur i shtojmë vezët një nga një duke e përzier çdo vezë derisa të shpërbëhet komplet. Kjo fazë do një përzierje shumë energjike. Vazhdojmë ta përziejmë derisa të arrijmë një masë të trashë në formë kremi dhe pak elastike.
  3. Masa e përgatitur hidhet në xhep pastiçeri duke vënë formën e dhëmbëzuar. Nëse nuk keni xhep, lyeni dy lugë me vaj dhe formoni toptha të vegjël.
  4. Në një tigan hedhim vaj dhe e lemë të nxehët. Fillojmë të hedhim brumin nëpërmjet formës së dhëmbëzuar direkt në vaj të nxehtë por me zjarr të ulët. Pasi janë skuqur i heqim me kujdes nga vaji dhe i hedhim në shurup të fohtë ku mbahen përreth 3-5 minuta.
  5. Sherbeti per tollumba:
  6. Hedhim sheqerin, ujin dhe i vëmë në zjarr për 5-10 minuta ose sa te marri një vale.
  7. Shtojmë lëng limoni dhe e leme më pas të ftohet.Më pas i nxjerrim dhe i rreshtojmë në pjatë.
  8. Pasi të jenë ftohur i shërbejmë!
  9. Ju bëftë mirë!

Receta të tjera interesante

Newsletter

Regjistrohu për të marrë me email recetat e reja.