Jufka me qofte shtëpie

Tavë 1653 Përditësimi i fundit: Jul 24, 2020 Krijuar: Jul 24, 2020
Jufka me qofte shtëpie
  • Serviret për (persona): -
  • Koha e pregatitjes: 20min
  • Koha e gatimit: 35min
  • Kalori: -
  • Vështirësia: E lehtë
Printo

Jufkat, aq të mira dhe të buta, janë një nga traditat më të dashura të kuzhinës shqiptare.

Përbërësit

Udhëzimet

  1. Hapi i parë është të ngrohni furrën në 180-200 gradë, në varësi të sobës suaj.
  2. Në një tas të madh hidhni mishin e grirë dhe me lugë druri përpiquni ta ndani në pjesë sa më të vogla.
  3. Shtoni më pas bukën e thekur të thërrmuar, vezën, hudhrën e grirë, kripë, piper, 2 lugë gjelle me qumësht, qepën dhe punojeni sa të lidhen përbërësit.
  4. Me një lugë gjelle jepini përzierjes me mish, formën e qofteve të vogla të rrumbullakëta.
  5. Merrni një tavë dhe vendosini qoftet njëra pas tjetrës me pak largësi mes tyre.
  6. Futini për t’i pjekur për 15 minuta ose derisa sipërfaqja e tyre të ketë marrë një ngjyrë të artë.
  7. Pasi të jenë pjekur lërini mënjanë, ndërkohë përgatisni jufkat dhe salcën me qumësht.
  8. Në një tigan të madh shkrini gjalpin në zjarr mesatar.
  9. Shtoni miellin dhe hudhrën e grirë dhe kaurdisini për 1-2 minuta.
  10. Shtoni lëngun e mishit të pulës, salcën e kosit dhe qumështin në tigan dhe përzjejeni derisa salca të trashet.
  11. Nëse dëshironi mund t’i shtoni edhe djathë të bardhë për një shije më të mirë.
  12. Sapo të fillojë të mpikset uleni flakën e zjarrit dhe lëreni të ziejë edhe për 2 minuta të tjera.
  13. Ndërkohë keni vënë në zjarr një tenxhere me ujë për jufkat.
  14. Kur uji të valojë, hidhni brenda jufkat dhe lërini sa të zbuten, por jo plotësisht.
  15. Kullojini dhe hidhini në një tave të lyer mirë me vaj ulliri.
  16. Mbulojini me salcën që përgatitët dhe në fund vendosni edhe qoftet.
  17. Futini në furrë për 10-15 minuta ose derisa jufkat të kenë thithur lëngun e salcës dhe tava ka marrë një ngjyrë të artë.
  18. Lëreni të ftohen pak, dhe shërbejini të ngrohta duke i shoqëruar me sallata të freskëta.
  19. Ju bëftë mir!

Receta të tjera interesante

Autor Etleva Etleva

Etleva isufi

Advertisement

Na ndiqni

Newsletter

Regjistrohu për të marrë me email recetat e reja.