Kek me mollë dhe rrush të thatë

Ëmbelsira 1829 Përditësimi i fundit: Feb 07, 2021 Krijuar: Feb 07, 2021
Kek me mollë dhe rrush të thatë
  • Serviret për (persona): -
  • Koha e pregatitjes: 20min
  • Koha e gatimit: 45min
  • Kalori: -
  • Vështirësia: Mesatare
Printo

Kek me mollë dhe rrush të thatë. I përkryer për të ëmbëlsuar ditën tuaj!

Përbërësit

Udhëzimet

  1. Në fillim vendosim rrushin e thatë në një enë të vogël me ujë të ftohtë, që të zbutet.
  2. Më pas, në një tas të madh, rrahim me mikser të verdhat e vezëve së bashku me sheqerin, vaniljen, kanellën dhe lëkurën e portokallit të kaluar në rende, derisa të formohet një masë kremoze.
  3. Shtojmë me radhë qumështin, miellin, pluhurin pjekës, gjalpin dhe vazhdojmë përzierjen në mikser, derisa masa të njëtrajtësohet.
  4. Rrahim veç të bardhat e vezëve dhe i përziejmë me kujdes me një lugë në brumin që përgatitëm më parë. Në fund shtojmë edhe rrushin e thatë, lajthitë dhe mollën e prerë në kube.
  5. E përziejmë mirë masën dhe e vendosim në një tavë keku 25×25 cm, të cilën e kemi lyer fillimisht me gjalpë dhe miell.
  6. E pjekim në furrë të ngrohur më parë, për 45 minuta në temperaturë 170 gradë.
  7. Përpara se ta shërbejmë, e lëmë të paktën 30 minuta që të kullojë dhe të ftohet.
  8. Ju bëftë mir!

Receta të tjera interesante

Newsletter

Regjistrohu për të marrë me email recetat e reja.