Musaka me spinaq dhe mish të grirë

Tavë 3154 Përditësimi i fundit: Jun 14, 2020 Krijuar: Jun 14, 2020
Musaka me spinaq dhe mish të grirë
  • Serviret për (persona): -
  • Koha e pregatitjes: 15min
  • Koha e gatimit: 30min
  • Kalori: -
  • Vështirësia: Mesatare
Printo

Përgatiteni musakanë pak më ndryshe se zakonisht.

Përbërësit

Udhëzimet

  1. Në një tenxhere hidhni vajin dhe skuqni qepën derisa të ulet volumi i saj.
  2. Pasi qepa të jetë skuqur, shtoni karrotën e më pas mishin e grirë
  3. Shtoni erëzat e në fund orizin.
  4. Mos harroni që ta përzieni herë pas here masën që përbërësit të mos ngjiten.
  5. Hidhni 3 gota me ujë përzjejeni dhe kur uji të fillojë të vlojë shtoni spinaqin.
  6. Mbulojeni me kapak tenxheren dhe lëreni 10 minuta që lëngu të ketë avulluar pothuaj i gjithi.
  7. Shtrojeni masën në një tavë dhe ndërkohë që ajo ftohet,përgatisni salcën beshamel.
  8. Në tigan skuqni gjalpin me miellin derisa të jetë zverdhur.
  9. Shtoni qumështin dhe përziejeni fort dhe shpejt me një lugë druri derisa masa të jetë e njëtrajtshme.
  10. Shtoni vezët e rrahura dhe vijoni ta përzieni. Shtoni kripën sipas dëshirës si dhe djathin kaçkavall të grirë.
  11. Hidheni këtë salcë mbi spinaqin dhe përhapeni në të gjithë sipërfaqen e saj.
  12. Piqeni musakanë për 15-20 minuta në furrë të ngrohur më parë me 250 gradë.
  13. Pasi të jetë pjekur, largojeni nga furra dhe lëreni pak që të mpikset.
  14. Shërbejeni të ngrohtë duke e shoqëruar me sallatë me perime te freskëta.
  15. Ju bëftë mir!

Receta të tjera interesante

Newsletter

Regjistrohu për të marrë me email recetat e reja.