Përshesh me Pulë

Mish pule 3050 Përditësimi i fundit: Dec 23, 2020 Krijuar: Dec 23, 2020
Përshesh me Pulë
  • Serviret për (persona): -
  • Koha e pregatitjes: 40min
  • Koha e gatimit: 20min
  • Kalori: -
  • Vështirësia: E lehtë
Printo

Përsheshi me pulë është një ndër gatimet më të shijshme, autentike të kuzhinës tradicionale shqiptare.

Përbërësit

Udhëzimet

  1. Si fillim vendosim pulën të ziejë në një tenxhere me ujë dhe kripë. Kur mishi i pulës të jetë gati, lëngun e saj e ruajmë mënjanë pasi do përdoret për përgatitjen e përsheshi
  2. Nisim përgatitjen e brumit duke hedhur miellin në një tepsi. Bëjmë një gropë në mes dhe hedhim, kripën, sodën dhe vezët.
  3. Brumin e punojmë me dorë deri në momentin që masa do të bëhet kompakte por jo shumë e ngurtë.
  4. Përmes furçës së gatimit lyejmë një tepsi me pak vaj dhe shtrojmë brumin.
  5. E fusim në furrë dhe e pjekim derisa në sipërfaqe të marrë një ngjyrë të artë në të kuqërremtë.
  6. Më pas e nxjerrim nga furra dhe e mbështellim me një pecetë kuzhinë, e vendosim mbi një pjatë dhe e lëmë që të kullojë.
  7. Për përgatitjen e përsheshit baza është kulaçi i thërrmuar dhe lëngu i pulës.
  8. Gjithashtu do të duhen 4-5 qepë të njoma, gjalpë ose vaj ulliri, kripë dhe nenexhik.
  9. Në një tenxhere shtojmë vajin e ullirit dhe pak gjalpë, shtojmë qepët e njoma të grira hollë. I kavërdisim derisa volumi i tyre të bjerë.
  10. Kulaçin të cilin e kemi thërrmuar më parë në copëza të vogla e shtojmë në tiganin ku kemi qepët dhe e kavërdisim pak.
  11. Më pas hidhni nga pakë lëngun e pulës derisa sipërfaqja e kulaçit të jetë mbuluar.
  12. Shtoni erëzat dhe kripën. Përsheshin mbulojeni me kapak derisa lëngu të ketë avulluar dhe të jetë bashkuar me kulaçin.
  13. Përsheshin e shërbejmë të ngrohtë, të shoqëruar me një copë nga mishi i të pulës.
  14. Ju bëftë mir!

Receta të tjera interesante

Advertisement

Na ndiqni

Newsletter

Regjistrohu për të marrë me email recetat e reja.