Qumështor i ëmbël pa petë

Ëmbelsira 2787 Përditësimi i fundit: Aug 04, 2020 Krijuar: Aug 04, 2020
Qumështor i ëmbël pa petë
  • Serviret për (persona): -
  • Koha e pregatitjes: 10min
  • Koha e gatimit: 20min
  • Kalori: -
  • Vështirësia: E lehtë
Printo

Qumështori është një recetë që i përket traditës shqiptare dhe ka mrekulluar me vite breza të tërë familjarësh.

Përbërësit

Udhëzimet

  1. Si fillim rrihni vezët me sheqerin derisa të krijohet një masë kremoze.
  2. Ngjyra e saj duhet të jetë e verdhë shumë e lehtë, gati në të bardhë.
  3. Pasi të keni arritur në këtë fazë shtoni mjaltin.
  4. Ky përbërës do t’i japi një shije më speciale qumështorit tuaj.
  5. Niseshtenë dhe miellin kalojeni fillimisht në sitë dhe më pas shtojeni tek tasi ku keni përbërësit.
  6. Në fund shtojmë edhe qumështin dhe e përziejmë mirë në mënyrë që të mos krijohen kokrriza.
  7. Masën kalojeni në një tenxhere dhe ta vendosni në zjarr.
  8. Përzierja duhet të mpikset në zjarr mesatar dhe duhet rrahur me tel kuzhine gjatë gjithë kohës.
  9. Sigurohuni që masa të mos ngjitet dhe të mos krijohen kokrra të patretura të miellit.
  10. Kur masa kremoze të fillojë të kthejë valë është gati për ta kaluar në tavën për pjekje.
  11. Tavën më parë duhet ta lyeni me gjalpë duke mbuluar të gjithë sipërfaqen e saj madje edhe anët.
  12. Qumështorin duhet ta piqni në furrë të parangrohur në 180 gradë derisa sipërfaqja e tij të ketë marrë ngjyrën e artë.
  13. Mjaftojnë vetëm 10-15 minuta dhe qumështori do të jetë gati pasi fazën më të madhe të pjekjes e kemi kaluar.
  14. Pasi të jetë pjekur nxirreni tavën nga furra dhe lëreni të ftohet.
  15. Nëse e dëshironi të ngrohtë mund ta shërbeni duke e kaluar në tasa.
  16. Nëse e preferoni të ftohtë, prisni derisa të ftohet tava dhe futeni në frigorifer për disa minuta.
  17. Ju bëftë mirë!

Receta të tjera interesante

Newsletter

Regjistrohu për të marrë me email recetat e reja.