Strudel

Ëmbelsira 1440 Përditësimi i fundit: Apr 18, 2020 Krijuar: Mar 20, 2020
Strudel
  • Serviret për (persona): 6 Persona
  • Koha e pregatitjes: 30min
  • Koha e gatimit: 1h 30min
  • Kalori: -
  • Vështirësia: Mesatare
Printo

Një recetë e thjeshtë shumë e shijshme dhe një ëmbëlsirë e lehtë. Të gjithë do ta pëlqejnë dhe do të duan ta shijojnë shpesh.

Përbërësit

Udhëzimet

  1. Pergatisim mbi një tavolinë miellin, gjalpin e shkrirë, sheqerin, një majë luge kafeje me kripë, vezën dhe ujë të vakët, aq sa të shërbejë për të krijuar një brumë që të mos ngjitet në gishta.
  2. Lëmë të pushojë brumin duke e mbuluar me një napë.
  3. Ndërkohë qërojmë mollët, i pastrojmë nga zemrat dhe i presim në rriska të holla.
  4. Lajmë dhe fshijmë rrushin e thatë.
  5. Mbi një mbulesë të pluhurosur me miell, shtrojmë brumin në formën e një pete sa më të hollë (1-2 mm). Për të rritur cilësinë e strudelit, është mirë të përgatisim më përpara peta të trasha (ndajmë p.sh. brumin në tre pjesë) dhe duke i lyer nga ana e sipërme me gjalpe, i vendosim njëra mbi tjetrën dhe i hollojmë përfundimisht.
  6. Vendosim sipër petës rriskat e mollëve, hedhim sipër tyre gjalpin e shkrirë dhe bukën e grirë, pastaj shpërndajmë në mënyrë të barabartë marmelatën, arrat dhe rrushin.
  7. Me ndihmën e mbulesës, rrotullojmë petën me gjithë mbushje në vetvete dhe e mbyllim mirë anash, në mënyrë që të mos dalë mbushja përjashta.
  8. E kalojme ngadalë mbi një tavë të lyer më përpara me gjalpë.
  9. Me anën e një peneli lyejmë pjesën e sipërme të strudelit me të verdhen e vezës, e pluhurosim me sheqer dhe me bukën e grirë.
  10. E pjekim në furrë në temperaturën 180°C për rreth një orë, derisa të marrë ngjyrë buke.
  11. Në këtë rast mbushja mbetet më e butë.
  12. Strudeli shërbehet i nxehtë, ose i ftohtë.
  13. Ju befte mire!.

Receta të tjera interesante

Newsletter

Regjistrohu për të marrë me email recetat e reja.