Lakror me lakër turshi

Byrek 669 Përditësimi i fundit: Apr 24, 2020 Krijuar: Apr 24, 2020
Lakror me lakër turshi
  • Serviret për (persona): 4 Persona
  • Koha e pregatitjes: 20min
  • Koha e gatimit: 40min
  • Kalori: -
  • Vështirësia: Mesatare
Printo

Lakror me lakër turshi, receta e pazakontë që duhet të provoni!

Përbërësit

Udhëzimet

  1. Lakrën e shpëlajmë mirë dhe e presim shumë hollë.
  2. Në një tas të madh hedhim kosin, ujin, kripën dhe vajin. I përziejmë të gjithë përbërësit.
  3. Shtojmë sodën tek mielli dhe e trazojmë duke shtuar pak nga pak tek tasi me kos dhe ujë. Punojmë brumin duke shtuar miellin derisa masa të marrë trajtën e një brumi si për byrek.
  4. Pasi e punojmë brumin mirë për 10 minuta e ndajmë në dy pjesë, e mbulojmë dhe e lëmë të pushojë për 30-40 minuta.
  5. Ndërkohë gjatë kësaj kohe në një tigan skuqim qepën të prerë në kubikë të vegjël derisa të bëhet transparente dhe të zbutet mirë.
  6. Shtojmë lakrën dhe i skuqim së bashku derisa lakra të ulë volumin. Shtojmë kripë nëse duhet, piper të zi, një lugë gjelle piper të kuq,
  7. I përziejmë mirë duke shtuar ½ gote ujë dhe e lëmë të ziejë derisa uji të avullojë dhe të mos ketë më lëng në tigan.
  8. E largojmë tiganin dhe e ftohim lakrën.
  9. Lyejmë një tepsi me yndyrë dhe fillojmë të hapim një petë jo të hollë, por afërsisht sa një petë tarte. E vendosim në tepsi, duke lënë që peta të varet pak në anët e tepsisë.
  10. Shtojmë mbushjen duke e shpëndarë në të gjithë sipërfaqen.
  11. Hapim dhe petën e dytë dhe mbulojmë mbushjen duke rrudhur petën sipër.
  12. Mbledhim anët e lakrorit, e lyejmë me pak vaj dhe shpërndajmë gjysmë luge me gjalpë në sipërfaqen e lakrorit.
  13. Vendosim lakrorin për tu pjekur në temperaturë 200 gradë Celsius, për 20 minuta.
  14. E nxjerrim dhe e lyjemë përsëri me gjalpin e mbetur duke e vendosur përsëri në furrë dhe për pesë minuta. E shërbejmë të ngrohtë.
  15. Ju bëftë mir!.

Receta të tjera interesante

Newsletter

Regjistrohu për të marrë me email recetat e reja.